Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2024, 15:10

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NTP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, në të cilin u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë.

“Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin”.

“Për këtë qëllim është punësuar një person i aftë nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e masave MPB – Byroja për sigurinë publike për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NTP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin dhe korrektësinë e autobus, si dhe organizimi i procesit të punës”.

“Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, pas aksidentit të 8 korrikut të autobusit të NTP Shkup, në opinion dolën deklarata se kompania nuk kujdeset si duhet për automjetet e transportit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit