Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj që dhunuan punonjësit e policisë gjatë detyrës.
Vëllezërit Pashaj, pronarë të një subjekti për dhënien me qera të mjeteve elektrike ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.
Gjatë fundjavës ata kanë dhunuar dy oficerë policie të cilët përfunduan në spital me lëndime të rënda.
Oficerët e qarkullimit rrugor po kryenin kontrolle rutinë për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat. Por gjatë këtyre kontrolleve, ata ndaluan një qytetar me inicialet D.J. për një shkelje të rregullave. Ndërkohë që oficerët po i komunikonin qytetarit masën administrative, dy pronarët e biznesit ku D.J. kishte marrë me qira motorin elektrik, iu afruan me qëllim për të kundërshtuar veprimet policise.