Pushuesi: Ky mashtrues më shiti varësen me kokë arushe për flori! Doli hekur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.07.2024, 09:51

Një shqiptar i cili ishte kthyer në Shqipëri për pushime ka denoncuar një rast mashtrimi që ka përjetuar gjatë qëndrimit të tij. Në një mesazh për JOQ, turisti ka denoncuar një djalë të ri, i cili sipas tij, iu afrua duke thënë se kishte nevojë për lekë dhe po shiste një varëse floriri me kokë arushe për të ushqyer fëmijët e tij.

Shqiptari i prekur nga historia e djalit, vendosi ta blinte varësen. Ai shkruan se duke pasur edhe ai vetë fëmijë dhe duke kuptuar sakrificat e një babai. Megjithatë, kur shkoi në një argjendari për ta shitur për diçka të shijeve të tij, i thanë se ishte prej hekuri dhe jo floriri.

DENONCUESI SHKRUAN:

”Si ja kaloni , jam nje turist qe Ka ardhur ne shqiperi me pushime, kte foto qe ju kam nis, ishte nje djal qe thoshte kam nevoj per lek, edhe po shess arin Tim per ti dhen buk fmive, nga ajo qe kam FMI vet, edhe e di cdo me then sakrificat e nje bab per te rritur fmit, i bleva varsen qe thoshte ishte Flori

Mir shkova tek nje argjendari per me e shit e te blejam naj gje te gustos time, por me than qe ishte vec hekur , te lutemi postoheni qe moss ti bjeri ne qaff tjeter personave se besoj Ka qen vec nje genjeshtar per te marr ne qaff personat e sinqerte!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit