Edhe pse këtë vit në Turqi e Greqi çmimet janë rritur me 10-15%, kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët që të rezervojnë pushimet në këto vende.
Zhvlerësimi i euros dhe shtrenjtimi i çmimeve në jug të Shqipërisë, kryesisht akomodimi e ushqimi me 25-30%, janë ndër faktorët kryesorë që i kanë “detyruar” shqiptarët të kalojnë pushimet e tyre në këto destinacione që ofrojnë paketa ekonomike dhe shërbime gjithëpërfshirëse.
Sipas agjencive turistike të kontaktuara nga “Monitor” prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit dhe kanë nisur që në muajin janar.
Turqia “tundon” shqiptarët pasi ofron paketa të ndryshme familjare me çmime që fillojnë nga 700-800 euro/person dhe arrijnë deri në 1800 euro në disa resorte më luksoze për disa ditë qëndrimi. Paketat gjithpërfshirëse janë të preferuarat për familjet me fëmijë pasi lehtësojnë pushimet.
Për shqiptarët Antalia është destinacioni kryesor, ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht 6 netë. Për një javë një familje me 2 fëmijë shpenzon minimalisht 2400 euro, deri në 3900 euro.
Ndërkohë që Greqia me destinacionet si Korfuzi, Halkidhikia dhe Parga janë një zgjidhje perfekte për shumë shqiptarë për shkkak të afërsisë dhe mundësisë së arritjes në këtë destinacion edhe me automjete private. Çmimet në këto destinacione janë rritur këtë vit me 20%, por ofertat tunduese janë për hotelet me katër e pesë yje, për 5 apo 10 ditë qëndrim. Në Korfuz pushimet fillojnë nga 400 euro/person në hotele me 4 yje dhe në Halkidiki, duke filluar nga 450 euro/person.
Ndërkohë që rritje të kërkesës ka patur edhe për pushime në Mal të Zi. Sipas agjencive turistike edhe fqinjët kanë reflektuar një rritje çmimi të paketave aktuale me rreth 15%.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.