Mickoski për vizitën në Uashington: Do ta vlerësoja si jashtëzakonisht të suksesshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2024, 17:35

Vizita në Uashington kishte një agjendë intensive dhe do ta vlerësoja si jashtëzakonisht të suksesshme, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë vizitës në Komunën e Ohrit.

Kryeministri Mickoski theksoi se në Uashington bashkëbiseduesit patën mundësi të shohin politikanë të ndryshëm që vijnë nga këtu, jo politikanë që thonë “po” për çdo gjë dhe mashtrohen, por politikanë që kanë plan të qartë. “Kemi prezantuar planin tonë, kemi thënë se cilat janë prioritetet tona si qytetarë ashtu edhe si shtet dhe mendoj se kanë marrë informacion nga pala tjetër që nuk i kishin dëgjuar më parë. Ne nuk do të jemi politikanë që thonë “po” për çdo gjë dhe, përkundrazi do t’i mbrojmë me dinjitet interesat tona. Për diçka do të pajtohemi, për diçka nuk do të pajtohemi”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se qeveria aktuale nuk ka ndërmend të grabisë qytetarët dhe shtetin siç kanë bërë më parë politikanët të cilët bërtisnin “po” për gjithçka me shpinë të lakuar, valëvitnin flamurin e NATO-s dhe BE-së në njërën dorë dhe nga ana tjetër grabitnin popullin dhe shtetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit