U korruptuan me lëngje, tre policë nga rajoni i Shkupit do të suspendohen nga puna

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2024, 20:41

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policëve me iniciale D.S., S.Gj. dhe D.J., të gjithë me detyrë në Stacionin Policor Qendër në Shkup.

Të njëjtit dyshohet se kanë pranuar ryshfet, ndërkaq nga pamjet e publikuara nga MPB, shihet se si qytetari blen lëngje në një market dhe ua jep policëve.

“Ata dyshohet se me datë 04.07.2024, rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer vepër zyrtare, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe kështu e kanë prishur reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ndaj zyrtarëve policorë do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit