Bota do të ketë 200 milionë më pak njerëz nga sa pritej deri në vitin 2100, sipas një raporti të OKB-së që thekson ndikimin dramatik të rënies së nivelit të lindjeve në popullsinë globale.
Raporti i fundit "Perspektivat e Popullsisë Botërore", botuar nga OKB-ja tha se numri i njerëzve do të rritej nga 8.2 miliardë në 2024 në një maksimum prej rreth 10.3 miliardë në 2080, përpara se të binte në rreth 10.2 miliardë deri në fund të shekullit.
Botimet e mëparshme kishin parashikuar rritje të pandërprerë në shekullin e 22-të, por tani peizazhi demografik ka evoluar shumë dhe në disa vende, niveli i lindjeve tani është edhe më i ulët se sa ishte parashikuar më parë dhe një rënie më e shpejtë e fertilitetit do shënohet në disa rajone.
Në nivel global, gratë kanë një fëmijë më pak, sesa rreth vitit 1990. Në më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve, numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua është tashmë nën 2.1, niveli në të cilin popullsia është e qëndrueshme.
OKB-ja raportoi se në 63 juridiksione, që përmbanin 28 për qind të popullsisë së botës në vitin 2024, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Japoninë, madhësia e popullsisë arriti kulmin përpara vitit 2024. Por deri në vitin 2100, popullsia e Evropës do të tkurret me 21 për qind nga kulmi në vitin 2020, ku u shënua rënia më e madhe në çdo kontinenti.
Megjithatë, një popullsi në moshë pune në rënie dhe një përqindje më e lartë e njerëzve të moshuar do të shtojnë presionin mbi financat publike.