Komision do të zbardhë rastin e dhunimit të një foshnje në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2024, 11:40

Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë.Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah.

Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia.

“Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë nga Sindikata.

Me zbardhjen e rastit, në të njëjtën ditë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve vizituan familjen. Arben Taravari tha se nëse ka të vërteta në akuzat do të ketë sanksione. Prindërit, përkundër faktit se janë shumë të kënaqur me trajtimin profesional dhe kujdesin ndaj foshnjës nga stafi shëndetësor i repartit ku ka qëndruar foshnja, pas së cilës foshnja ka një gjendje shëndetësore dukshëm të përmirësuar, sërish pohojnë se sjellja joprofesionale e një infermiere hodhi një hije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit