Donte të vriste Trump/ 20-vjeçari kishte makinën plot me eksploziv

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.07.2024, 18:31

Autoritetet e sigurisë kanë zbuluar pajisje shpërthyese në makinën e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas raportimeve nga Wall Street Journal, makina e Crooks ishte parkuar pranë vendit ku po zhvillohej tubimi i Trump në Butler, Pensilvani.

20-vjeçari, që u vra nga forcat e sigurisë, pak sekonda pasi qëlloi ishte një nxënës ekselent në matematikë dhe fizikë. Mësohet se arma që ai ka përdorur ishte blerë nga babai i tij.

Motivi pas përpjekjes së Crooks për të vrarë ish-presidentin mbetet i paqartë. Autoritetet e zbatimit të ligjit, përfshirë Shërbimin Sekret, kanë nisur një hetim të plotë për incidentin. Ata po shqyrtojnë të kaluarën e Crooks, përfshirë aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe historinë personale, për të kuptuar se çfarë e çoi në këtë akt të dhunshëm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit