The Simpsons nuk parashikuan atentatin ndaj Trump!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.07.2024, 13:47

Pas atentatit ndaj Donald Trump, mijëra qytetarë shpërndanë informacione në disa rrjete sociale se atentati ndaj ish-presidentit ishte parashikuar nga seriali The Simpson. Mirëpo, pas disa verifikimeve, rezultoi se atentati ndaj Trump, nuk ishte parashikuar nga The Simpsons.

Fotot qarkullojnë në rrjet që prej vitit 2017, por ai nuk është nga një episod i The Simpsons. Sipas Snopes, duket se e ka origjinën nga forumi 4chan.

Gjithashtu, Matt Selman, producent ekzekutiv i The Simpsons, tha për Reuters se “imazhi i Donald Trump në arkivol nuk është shfaqur kurrë në The Simpsons. Eshtë i manipuluar.” “Fatkeqësisht, është shumë e lehtë të krijosh ‘parashikime’ të tilla të rreme nga The Simpsons me qëllim mashtrimin e njerëzve,” tha Selman.

*INFORMACIONI PARËSOR ËSHTË MODIFIKUAR! Pas verifikimit të Faktoje.al, teksti ka ndryshuar, pra është raportuar se fotot e shpërndara kanë qenë trillim nga përsorues të ndryshëm. Nga verifikimet rezulton se The Simpsons nuk e kanë parashikuar atentatin ndaj Trump.*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit