Arrestohet Flori Tahiri, drejtuesi i gomones që përplasi pushuesin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.07.2024, 12:03

Flori Tahiri, 42 vjeç, është drejtuesi i gomones i cili u arrestua nga policia e Vlorës pas një incidenti të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gjirin e Shën Janit në Karaburun.

Tahiri goditi me helikën e gomones së tij pushuesin 60-vjeçar Alban Kukaviqi. Burime për JOQ bënë me dije se Kukaviqi humbi njërën këmbë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital nëpërmjet një helikopteri shtetëror. Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Tahiri, banues në Vlorë, u arrestua menjëherë pas incidentit dhe tani përballet me akuzën për “Plagosje e rëndë me dashje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit