Tenton t’i vihet zjarri ëmbëltores në veri ku Sveçla e çoi Bahtirin për limonadë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2024, 11:58

Ëmbëltorja “SAR” në veri të Mitrovicës ka qenë cak i një tentimi të zjarrvënieje në orët e para të së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se nga ky tentim për zjarrvvënie janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërsa të dyshuar nuk ka për momentin.

“Rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Sipas disa raportimeve, bëhet fjalë për të njëjtën pastiqeri ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkoi me ministrin Elbert Krasniqi dhe ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për limonadë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit