Donald Trump u qëllua në vesh gjatë një fjalimi në fushatën e tij elektorale.
Sipas një deklarate të Shërbimit Sekret, atentatori i Trump ka vdekur, teksa viktimë nga plumbat qe edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy pjesmarrës të tjerë u plagosën. Incidenti po hetohet nga FBI si atentat.
"Më qëlluan dhe njëri prej plumbave shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë," tha Trump në platformën e tij Truth Social pas të shtënave në Butler, Pennsylvania.
Të shtënat vijnë më pak se katër muaj përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, kur Trump do të përballet me presidentin demokrat Joe Biden.
Shumica e sondazheve, përfshirë ato të Reuters/Ipsos, tregojnë se të dy po luftojnë në një garë të ngushtë.