Gjipesë i del pronari: Hiq çadrën! Zonë private!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.07.2024, 20:05

Një pushues ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ Albania lidhur me situatën në plazhin e Gjipesë, e cila duket se është kthyer në “tokë e xanun”.

Në zonën e mbrojtur ku nuk lejohet asnjë aktivitet i paligjshëm, qytetari shprehet se disa kohë më parë u arrestuan disa persona të cilët ushtronin aktivitete të paligjshme në këtë plazh. Megjithatë, sot ka vënë re se të njëjtit persona po vazhdojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar.

Sipas denoncimit, këta persona kanë bllokuar të gjithë zonën bregdetare me çadrat e tyre private, duke mos lejuar vizitorët e tjerë të vendosin çadrat e tyre. Qytetari raporton se një nga “pronarët” iu afrua duke pretenduar se zona është private, duke krijuar kështu një situatë të padrejtë për pushuesit.

DENONCIMI:

”Mirembrema Doja te beja nje denoncim ne lidhje me plazhin e Gjipes. Para disa kohesh kishit nxjerr nje lajm qe jane arrestuar disa persona te cilet ushtronin aktivitet ne menyre te paligjshme ne plazhin e Gjipes.

Sot qe isha ne Gjipe e cila eshte nje zone e mbrojtur dhe nuk lejohet te kryhet asnje punim i paligjshem.

Per cudi vura re qe po ato personat qe jane arrestuar po kryejne aktivitetin duke bllokuar te gjithe zonen bregdetare me cadrat private dhe qe ste lejonin te vendosje cadren tende pasi te vjen nje nga “pronaret” duke thene eshte zone private.”

Pak muaj më parë, policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi po ndërtonin pa leje disa beach-bare në plazhin e Gjipesë e të njëjtët persona të cilët po vazhdonin me aktivitetin duke qenë se i kanë futur lekë në xhep shtetit ose fshehtazi tashmë po ngrenë nga plazhi pushuesit duke privatizuar gjirin!

Institucionet shtetërore duket se këtë sezon nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të siguruar që ligjet dhe rregulloret të respektohen që plazhet të mbeten të hapura dhe të qasshme për të gjithë pushuesit e jo “pengje” të privatit që i shfrytëzon për përfitime personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit