Është zbardhur shkaku i sherrit midis policëve dhe dy personave të ndodhur mbrëmjen e kaluar, raportuar me pamje ekskluzive për JOQ Albania.
Rudi dhe Klaudio Pashaj, pronarë të një biznesi që ofronte motorë elektrikë dhe monopatina me qira kanë dhunuar dy oficerë policie, teksa këta të fundit kanë përfunduar në spital me lëndime të rënda.
Oficerët kanë pësuar fraktura, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e qarkullimit rrugor po kryenin kontrolle rutinë për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat. Gjatë këtyre kontrolleve, ata ndaluan një qytetar me inicialet D.J. për një shkelje të rregullave.
Ndërkohë që oficerët po i komunikonin qytetarit masën administrative, dy pronarët e biznesit ku D.J. kishte marrë me qira motorin elektrik, iu afruan me qëllim për të kundërshtuar veprimet e policisë.
Pronarët, Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj, operonin pa licencë dhe kishin zaptuar hapësirën publike, fillimisht debatuan verbalisht me oficerët dhe më pas i sulmuan fizikisht.
Të dy autorët e dhunës janë vënë në pranga.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.