Një incident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Koman, ku një shtetase franceze 39-vjeçare ka humbur jetën.
Në momentin që ajo hyri në kontakt me ujin e liqenit të Komanit, dyshohet se pësoi një arrest kardiak.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares u nxor nga uji dhe u transportua në morgun e spitalit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.