Gomonia përplas një burrë në Karaburun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.07.2024, 16:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Karaburun, ku një mjet lundrues tip gomone, me drejtues një person me inicialet F. T., ka dëmtuar një qytetar 56-vjeçar nga Tirana.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi gjatë ankorimit të gomones në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”. Helika e mjetit lundrues aksidentalisht ka dëmtuar në këmbë 56-vjeçarin me inicialet A. K., i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Zona nuk është e përcaktuar si zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit