Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura franceze. Sipas një njoftimi nga Policia e Përmetit, shtetasi L. K., banues në Këlcyrë, është arrestuar pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.
Policia e Përmetit njoftoi ngjarjen përmes një njoftimi zyrtar: "Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura franceze," thuhet në deklaratë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.