Kulla “e kërrusur” po mbin në Tiranë! Kush oligark po pastron paratë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.07.2024, 21:09

Një kullë e re po mbin në kryqëzimin e Rrugës Dritan Hoxha, në pjesën perëndimore të Tiranës. Kulla me lartë 50 kate mbi tokë në një sipërfaqe prej 55,000 m2 e quajtur “Bound Tower” do të ndërtohet nga kompania Top Seven Construction nën zotërimin 100% të Erinda Lutajt.

Kjo kompani ka administrator Bledi Shkëmbin dhe ish-administrator Orgest Birçajn, pronarin e vërtetë të kompanisë Seven dhe nën-bizneseve të saj.

Është i dyshimtë fakti që Birçaj ia ka kaluar komapaninë që ka marrë leje për kullën Lutajt. Pyetja që bie është se kush qëndron në të vërtetë pas kullës që do të ngrihet në një prej zonave më të lakmuara të Tiranës?!

Kompania është themeluar vetëm një vit më parë, në qershor të 2023-it dhe ka kapital 1 milionë lekë, duke i bërë automatikisht zotëruesit e kompanisë aubjekt për hetim nga SPAK për verifikim të burimeve pasurore.

Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Sipas projektuesve, medemek kulla është projektuar për t'u bërë një ikonë e zhvillimit dhe modernizimit të kryeqytetit shqiptar.

“Fasadat kanë fuqinë për të përfaqësuar, transformuar dhe reflektuar historinë dhe kulturën e një shoqërie”,-shkruhet në përshkrimin e kullës, duke lënë të nënkuptohet se qiell-gërvishtësja përfaqëson historinë dhe kulturën e shoqërisë shqiptare.

Ndër të tjera shtohet se “Bound prezanton një ngritje të re për Tiranën, duke simbolizuar përparimin dhe transformimin urban.

Shkruhet se kulla është frymëzuar nga malet shqiptare duke u shfaqur si një strukturë e gjallë që përmban lidhje, trashëgimi kulturore dhe transformim urban në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit