Në një kohë kur shumë shtete po i heqin skuterët elektrikë për shkak të rrezikshmërisë së tyre, në Shqipëri ata u futen nga një kompani e quajtur Bin Bin, e cila tani po përballet me akuza për mbifaturim.
Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ duke shprehur shqetësimin e tij për tarifat e larta të kompanisë.
Sipas tij, për një minutë përdorimi, kompania tarifon 20 lekë. Megjithatë, kur mbaron xhiroja, aplikacioni i kompanisë ka nevojë për gati një minutë për t'u mbyllur, duke shkaktuar tarifa shtesë për përdoruesit.
Pra, nëse ju keni përdorur skuterin për 3 minuta e 40 sekonda, do të ju duhen edhe 40 sekonda për ta mbyllur aplikacionin, dhe këto sekonda do t'ju tarifohen gjithashtu nga karta juaj e bankës dhe çmimi përfundimtar i udhëtimit tuaj, sqaron qytetari për JOQ.
BinBin është një kompani turke skuterësh elektrikë e prezantuar pak kohë më parë në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Denoncimi i qytetarit:
"Të treja këto raste kanë një të përbashkët – nuk është mbyllur vetëm se vonohet mbyllja dhe tarifa është bërë për një minutë të plotë. Si ka mundësi që duhen 40 sekonda të procesohet mbyllja? Dhe ata këto 40 sekonda i bëjnë charge, për më tepër – edhe pasi kalon sekonda."
Në lidhje me rastin, kompania BinBin ka reagusr për JOQ Albania zyrtarisht.
REAGIMI
Si një lider global në zgjidhjet e lëvizjes urbane, BinBin synon të transformojë mënyrën se si qytetarët lëvizin në qytet, duke ofruar një alternativë të rehatshme, miqësore ndaj mjedisit dhe efikase në krahasim me metodat tradicionale të transportit.
BinBin është një kompani private nga Turqia e përkushtuar për përmirësimin e lëvizjes urbane nëpërmjet zgjidhjeve inovative dhe të qëndrueshme.
Flota jonë e skuterëve elektrikë është projektuar për të ofruar një mënyrë praktike dhe të këndshme të transportit, duke ndihmuar në reduktimin e kongestionit të trafikut dhe impaktit të mjedisit.
Në BinBin, misioni ynë është të përmirësojmë peizazhin e transportit urban në Tiranë duke ofruar një shërbim të besueshëm dhe të arritshëm të ndarjes së skuterëve. Ne përpiqemi të ofrojmë një përvojë të përsosur për përdoruesit tanë, duke bërë udhëtimin në qytet më të rehatshëm dhe më të këndshëm për të gjithë.
BinBin është këtu për t’u shërbyer qytetarëve të Tiranës duke ofruar një opsion transporti modern dhe të qëndrueshëm. Ne besojmë në potencialin e skuterëve tanë për të përmirësuar lëvizjen urbane dhe cilësinë e jetës për të gjithë në qytet. Inkurajojmë të gjithë përdoruesit të respektojnë pronën tonë dhe të ndjekin udhëzimet për të siguruar një eksperiencë të qëndrueshme dhe të këndshme për të gjithë.