Një klient i kompanisë One, pjesë e Albtelecom, ka denoncuar një mashtrim skandaloz lidhur me paketat e internetit të ofruara nga kjo kompani.
One e ka mashtruar duke i shitur paketa me internet të limituar.
“Përshëndetje, doja të merrja 3 numra me kontratë në emër të biznesit në kompaninë One. I kërkova të më dërgonte paketat që kishin internet shumë. Më dërgoi paketat që shkruanin Internet PA LIMIT. E pyeta për siguri a është pa limit dhe më tha po. Dhe kur takuam, e pyeta përballë dhe më tha prapë po. Pas 5 ditësh më vjen mesazh nga One që interneti juaj ka mbaruar," deklaroi klienti.
Klienti shprehu shqetësimin e tij për mungesën e sinqeritetit nga ana e kompanisë: "I shkruaj kompanisë One dhe marr ato përgjigje që lexohen në foto. Më tepër e kam tek sinqeriteti, pse nuk më thanë që në fillim që paketa ka 10GB ose 20GB por më thanë që është PA LIMIT. Jemi klient mbi 15 vite me Albtelecom/One dhe ky është shërbimi që marrim."