Katër emigrantë vdesin në brigjet franceze, po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2024, 15:36

Katër emigrantë kanë vdekur në brigjet e Boulogne-sur-Mer (Pas-de-Calais) gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez gjatë natës.

Ishte ora 4:30 e mëngjesit të kësaj të premteje, kur anija e shpëtimit Minck, konstatoi gomonen e fryrë dhe njerëzit në ujë.

Rojet bregdetare ndërhynë për të shpëtuar të mbijetuarit ndërsa helikopteri lokalizoji njerëzit e mbytur në anije dhe disa të tjerë që po lëvizin në ujë duke u kapur në bishtin e varkës së tyre.

Prefekti i Pas-de-Calais, Jacques Billant shkoi në vendngjarje dhe dha sqarime mbi rrethanat e tragjedisë, e cila ndodhi në brigjet e Cap Griz-Nez:

“Anija u nis për në det nga bregu i Boulogne rreth orës 02:00. , me 60 persona në bord. Rojet e shpëtimit u angazhuan menjëherë nga prefekti detar, me një anije peshkimi e cila ishte e pranishme në zonë, marinarët konstatuan 4 persona të pajetë dhe 56 emigrantë të tjerë, përfshirë 3 gra në gjendje të rëndë”.

Gjatë fundosjes natën e së enjtes vetëm një emigrant kishte veshur jelek shpëtimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit