Përvëlim fundjava! 42 gradë në hije dhe pluhur saharian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2024, 15:17

Fundjava pritet të sjellë temperatura ekstreme pasi termometri të shtunën dhe të dielën do shënojë 42 gradë në hije.

Sipas sinoptikanëve, përveç temperaturave të larta në fundjavë do jetë prezent edhe pluhuri saharian, çka do të bëjë që i nxehti të ndihet edhe më tepër.

“Sot do të jemi në temperatura 38-39 gradë. Do të ketë vlera 40 gradë Tirana, Fieri, në Elbasan 41 gradë dhe në Gjirokastër 41 gradë. Ndërkohë që pjesa tjetër e territorit luhatet nga 37-39 gradë. Përsa i përket vijës së bregdetit është pak më freskët. Nga Velipoja deri në Sarandë e Ksamil, termometri do shënojë 37-39 gradë, ndërsa në zonat malore, temperaturat do të jenë në veri lindje. Kukësi dhe Hasi do jenë me temperaturat 38-39 gradë dhe pak më freskët nëse mund ta quajmë kështu, do të jetë zona e juglindjes, qarku i Korçës, ku temperaturat do të regjistrohen 36 gradë celcius. Rënia që presim sot në mesditë do të rritet nesër. E shtuna do të shënojë sërish 42 gradë dhe parashikohet që edhe dita e dielë të mos ketë ndryshim. Qarku i Gjirokastrës dhe Beratit do të shënohen temperaturat 42 gradë këtë fundjavë”.

Lajda Porja tha se vranësirat e fundjavës do jenë kalimtare dhe të lehta.

“Parashikohet që moti të jetë i kthjellët, por hiri i Saharasë do të jetë prezent dhe qielli nuk do të duket i pastër. Do ketë vranësira të lehta dhe kalimtare. Janë rritur ndjeshëm vlerat minimale, ku mëngjeset janë shumë të nxehta”.

Ajo tha se prej disa ditësh vala e nxehtë afrikane ka përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë, edhe pse dita e sotme ka sjellë një rënie shumë të lehtë 0.5-1 gradë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dita e enjte shënoi temperatura mjaft të larta, 42 gradë maksimumi në rang territori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit