Raul Esteban Calderon, argjentinasi i arrestuar për vrasjen e mafiozit italian Fabrizio Piscitelli, është rrahur në burg nga 3 shqiptarë.
Një oficer i burgut që ishte dëshmitar i sulmit ndaj argjentinasit ka treguar si ndodhi ngjarja. Ai tha se Raul Esteban Calderon u rrah nga Dorian Petoku, njeriu i Diabolik.
Sulmi ndodhi më pak se një muaj pas arrestimit të argjentinasit për vrasjen e Diabolik.
Kryeinspektori j Policisë së Burgjeve dhe Shefit të Njësisë Operative të Sigurisë së Lartë Rebibbia tha:
“Një oficer më ka raportuar se më 9 janar 2022 kishte ndodhur një ngjarje që kishte prishur rendin gjatë kohës së stërvitjes në fushën e sportit. Të nesërmen janë parë pamjet nga sistemi i videove”.
Ai tha se në mëngjes Calderon ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli kur papritur një nga të burgosurit u shkëput nga grupi dhe filloi të godiste argjentinasin me disa grushta. Calderon u përpoq të mbrohej, por dy persona të tjerë iu bashkuan të parit.
Por Calderon nuk tha asgjë kur u thirr për t’u pyetur, edhe pse e kishte kokën me fasho dhe të nxira dhe plagë në fytyrë. Madje nuk pranoi të shkonte as tek mjeku.
Pas episodit, ai u transferua në një burg tjetër. Sulmuesit u identifikuan përmes krahasimit mes videove të burgut dhe pamjeve të tjera, sqaron polici: ata ishin Dorian Petoku, tashmë i arratisur dhe dy shqiptarë të tjerë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.