Denoncim: Pronarët e restoranteve në Jalë helmojnë qentë pa pikë mëshire

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2024, 12:29

Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngjarje të shëmtuara në sytë e turistëve janë në dëm të turizmit vendas.

Por për të denoncuar pikërisht një rast të tillë një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se në Jalë, pronarët e restoranteve kanë helmuar qentë e plazhit.

Sipas qytetarit, turistët nuk marrin helm me vete dhe helmimi i qenve ka ardhur vetëm nga pronarët e bizneseve pasi bezdisen prej tyre.

Ai ka qenë në plazh kur ka parë një qen duke ngordhur për shkak të helmit që kishte ngrënë.

Ai shpreson që pas këtij denoncimi këto raste të pamëshirshme mos të ndodhin më.

Denoncimi i qytetarit:

si jeni? Pronaret e restoranteve ne jale helmojn qent pa pik meshire. U munduam me aq sa mundeshim me e shpetu por e pamundur! Mos ma publikoni me emer ju lutem

Faleminderit! Tani nji llogjik e thjesht te con tmendosh kete. Sbesoj se turistet te marrin helm me vete e tbejn dicka te till, Ja u dergova videon se jam i pafuqishem vet te ngrij nje shqetesim te till, sdi ku te drejtohem tjeter..gjithsesi si ta shikoni vet te arsyeshme per ta publikuar e me shpresen qe ishalla se bejn me nje veprim te till cnjerzor. Sidoqoft faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit