Një 27-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi bëri një kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, për të përfituar kompensim me të njëjtën vlerë.
I riu banues në Itali denoncoi në polici vjedhjen e automjetit të tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro.
Pas marrjes së denoncimit, policia nisi punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Si rezultat i kontrolleve të kryera automjeti u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Bazuar në pamjet filmike rezultoi se 27-vjeçari “kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.