I riu që vdiq në Ferizaj u aksidentua me kamionin transportues të ‘Bageri Company’ ku punonte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.07.2024, 09:09

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një i ri humbi jetën pasi u rrokullis me kamion te vendi i quajtur “Reka e Vogël”. Viktima Rizah Hasani humbi kontrollin dhe përfundoi disa metra poshtë rrugës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.

Hasani u aksidentua me kamionin e kompanisë “Bageri Company” ku ishte punëtor qe një kohë.

Akoma nuk dihet nëse automjeti transportues ka qenë në gjendje të rregullt dhe cili është shkaktari që çoi deri te aksidenti me fatalitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit