Marinakis: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton Marrëveshjen e Prespës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2024, 16:27

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e mbyllur, përderisa nuk respekton detyrimet që ka marrë me Marrëveshjen e Prespës, tha sot në konferencën e sotme të rregullt për media, zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Zëdhënësi i qeverisë kujtoi se partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nuk votoi pro Marrëveshjes së Prespës sepse, tha ai, ajo përmbante boshllëqe në masat mbrojtëse dhe dispozita.

“Gjithashtu, (Missotakis) paralajmëroi se shkelja apo pajtueshmëria selektive e saj jo vetëm që cenon besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, por kërcënon edhe sigurinë në rajonin më të gjerë”, tha Marinakis dhe shtoi se kryeministri grek në fjalimin e tij gjithashtu theksoi se “Pacta sunt servanda”, domethënë se marrëveshjet duhet të respektohen. Partia opozitare greke SYRIZA dënon pa mëdyshje, siç thonë ata, shkeljen e e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë Samitit të NATO-s në Uashington. Partia i bën thirrje qeverisë së Mitsotakis që “më në fund të zgjohet nga letargjia diplomatike në të cilën ka rënë dhe të ndërmarrë veprimet e parapara, në mënyrë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të përballet me përgjegjësitë e saj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit