Zbuloni përfitimet e farave të shalqirit në shëndetin tonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2024, 20:25

Shalqiri është një ushqim i preferuar, veçanërisht në verë, kur temperaturat janë të larta

Nëse e kini zakon ta blini shpesh, duhet të keni parasysh se farat që shumë i heqin dhe i hedhin, janë gjithashtu shumë të shëndetshme.

Në mënyrë që të përdoren të gjitha vetitë shëruese, farat e shalqirit duhet të gatuhen, bluhen ose piqen.

Fibër diete

Farat e shalqirit përmbajnë fibra dietike të nevojshme për funksionimin normal të aparatit tretës, ndihmojnë në rast të parazitëve të zorrëve, si dhe në trajtimin e pacientëve me verdhëz dhe pezmatim në trup.

Ato përmbajnë substancën citrulinë, e cila vepron si një antioksidues, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arterosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe mosfunksionimit erektil te meshkujt.

Po ashtu, ato forcojnë zemrën, të gjithë muskujt në trup dhe përdorimi i këtyre farave në formën e çajit apo ‘snacks’, rekomandohet për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, bukurinë e lëkurës, si dhe janë një mjet i shkëlqyeshëm për forcimin e epshit dhe potencës te burrat.

Pastrimi i veshkave

Çaji i farave të shalqirit është një ilaç për heqjen e gurëve dhe rërës nga veshkat, pastron fshikëzën dhe traktin urinar, dhe rekomandohet si një mjet efektiv për trajtimin e diabetit të tipit 2.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit