Turistë ‘të varfër’ po vizitojnë Shqipërinë, shpenzime minimale dhe konsum i dobët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2024, 15:02

Çdo ditë qeveria dhe mediat e paguara prej saj, reklamojnë fluksin e turistëve në vend dhe shtimin e tyre nga dita në ditë.

Por këta turistë nuk po ndikojnë fare në rritjen e ekonomisë së vendit apo konsumit, pasi referuar të dhënave nga INSTAT konsumi vijon të mbetet i dobët.

Sipas tregusit të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) konsumi final i popullatës u rrit me 3.59% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vendit, nga 3.75% që ishte rritja në tremujorin e fundit dhe më e ulët se në tremujorin e dytë 2023, kur zgjerimi arriti në 4.7%.

Kjo tregon se ritmet e rritjes së konsumit janë më të ngadalta se në periudhën e para pandemisë.

Edhe pse në vend,në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitI më parë, konsumi nuk ka shënuar ndonjë gjallërim të dukshëm.

Ndër faktorët që ndikojnë në ecurinë e dobët e konsumit përmendim:

Emigrimin e popullsisë vendase pasi në krahasim me 10 vite më parë, në Shqipëri janë rreth 400 mijë persona më pak. E duke ditur se pjesa më e madhe e të ikurve janë të rinj kjo ka ndikuar në konsumin e produkteve si brumërat, sheqernat, produktet e përpunuara të mishit, frekuentimin e bareve etj.

Ndërsa faktori i dytë lidhet me marketimin që i bëhet Shqipërisë si vend i lirë dhe turistët që vijnë priren të shpenzojnë pak.

Të dhënat e vitit të kaluar treguan se Shqipëria vizitohet nga turistë “të varfër”, pasi mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim. Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2023 turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri, mesatarisht rreth 412 euro për person.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit