Pasi alarmoi për sulm të ri, Konjufca tash e “qetëson” popullin: Kosova kurrë s’ka qenë më e sigurt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2024, 19:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e tij e dhënë ditë më parë për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që ata mund të destabilizojnë Kosovën, nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit por për të njoftuar faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

Ai ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e sigurt dhe më nën kontroll sesa tani pasi sipas tij institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme t’i kundërvihen çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.

“E dinë e gjithë shoqëria jonë, e dinë e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Po të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për me ju përgjigjë çfarëdo sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për me i friksu a po për me shkaktu ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarë do tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari ka thënë se ekzistojnë grupe kriminale që synim kanë destabilizimin e Kosovës dhe janë të strehuara në Serbi.

“Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizuar Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtru kërkon. Ato ekzistojnë janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër. Prej Serbisë ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, u shpreh tutje Konjufca.

Ai ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për tendencat për destabilizim të Kosovës.

“Këto nuk i themi për me shkaktua frikë, i themi me e kuptua më mirë të vërtetën. Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me ndëshkuar Serbinë. Ju i patë statistikat për 6 për qind është rritur numri i të huajve që vijnë në Kosovë dhe turistëve do të rritet edhe më shumë, Kosova është shumë e sigurt, institucionet janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia”, ka theksuar Konjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit