Një infermiere e Pediatrisë në QSUT ka humbur jetën papritur si pasojë e një arresti kardiak.
Liljana Veliaj më datë 8 korrik nuk u paraqit në punë si zakonisht pasi një arrest kardiak i mori papritur jetën.
Infermierja 59-vjeçarja ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh.
Kolegët thonë se Lili, siç e thërrisnin, ishte shumë e dashur me pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere. Ajo ishte përherë e para që shkonte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa.