Komunat e Shkupit të mbuluara nga mbeturinat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2024, 22:18

Ndërsa temperatura ka arritur rreth 40 gradë celsius, Shkupi thuajse po ngulfatet nga mbeturinat. Rreth kontejnerëve tashmë janë krijuar deponi kur përveç mbetjeve të ushqimit janë hedhur mobilje, dyer, dritare, goma makine, material ndërtimor e çka jo tjetër. Qytetartët na thanë se kundërmi i erës është bërë i papërballueshëm duke detyruar shumë prej tyre ti mbajnë dritaret mbyllur..

“Me të vërtet, kjo është për të ardhur keq, nuk e di çka bën Higjiena Komunale. Po vjen shumë erë, sidomos prej shalqirit e pemëve tjera, shumë erë e rëndë”, tha një qytetar.

“Katastrofë, këtu shihet mentaliteti I popullit, jo vetëm në këtë lagje, I gjithë Shkupi është njejtë. A ka problem Higjiena Komunale me pagat, punëtorët ose pushimet verore këtë nuk e di mirëpo kjo është tmerruese”, tha një qytetare.

“Kontejner nuk ka në çdo vend. Ne që kemi këtu shtëpitë duhet ti bartim mbeturinat këtu, sikur të vendosnin një kontejner këtu shumë më bukur dhe pastër do të ishte, vijnë e marrin kontejnerin dhe shkojnë, jo prej atyre të vegjëlve por kontejner më të mëdhenj sepse jemi lagje e madhe”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët ankohen edhe për mos pastrim të rrugëve me ujë dhe dezinfektimin e tyre. Disa prej tyre madje ankohen se gjendja e krijuar me mbeturinat është rezultat i pakujdesisë së qytetarëve dhe jo vetëm i ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale”. Qytetarët kërkojnë shqiptimin e gjobave nga institucionet përkatëse.

“Edhe ne jemi të pakujdesshëm edhe komunalja nuk është në rregull. Me pas shtet duhet me dënu po mbasi nuk ka s’mund të dënoj. I nxehti i madh edhe era më e rëndë. Përpara I kanë pastru me cisternë, tash me vjet nuk shohë cisternë me ujë me kalu diku rrugës me I la rrugët. Kur ka qenë nxehtë i kanë lëshu cisternat, tash nuk ka”, shtoi një qytetar.

“Na pengon shumë po ski çka bën, populli nuk sheh çka hedh por vetëm ta hedh, a duhet krevatet tjetër kund me I vendos. Nuk e kanë vendin por i hedhin, me popullin nuk mirresh vesh, të Higjienës Komunale pastrojnë për çdo ditë”, u shpreh një qytetar.

Komunat Çair, Butel dhe Kisella Vodë tashmë edhe publikisht kanë akuzuar Higjienën Komunale se nuk po kryen rregullisht mbledhjen e mbeturinave në këto komuna. Nga Higjiena Komunale demantuan çdo publikim të komunave duke shtuar se mbledhja e mbeturinave bëhet me rregull dhe higjiena është në nivelin e duhur. Sipas higjienës, vetëm gjatë muajit qershor janë mbledhur dhe transportuat mijëra tonë mbeturina nga këto komuna bashkë me të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit