Rritet numri i turistëve në Kosovë nga këto shtete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2024, 22:19

Në maj të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51,528, prej tyre 39.3% ishin vendorë dhe 60.6% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin maj të vitit 2023, kur ishin 48,553 vizitorë, kishte një rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 6.1%.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e publikuar “Statistikat e Hotelerisë për muajin maj 2024”.

Më tej thuhet se numri i net-qëndrimeve ishte 120,092, prej tyre 50.99% nga vendorët dhe 49.0% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka regjioni i Prishtinës me 13,251 vizitorë dhe 22,281 net-qëndrime,” thuhet në raport.

ASK bën të ditur gjithashtu se, sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (maj 2023) ka pasur një rritje prej 19.6%. “Në total, 31,268 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.,” thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit