Gjykata Kushtetuese hap procedurë, dyshon për diskriminim gjatë ndihmës shtetërore për të porsalindurit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2024, 15:39

Gjykata Kushtetuese sot filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore për të sapolindurit, tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Ajo theksoi se Gjykata me shumicë votash shprehu dyshime për përputhshmërinë me dispozitat kushtetuese të vendimit ligjor që shteti ofron ndihmë financiare vetëm për fëmijën e parë dhe të dytë të porsalindur, duke diskriminuar kështu fëmijët e ardhshëm të lindur në familje.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese, në këtë ligj, konkretisht në nenin 36, disa pjesë që përmbajnë termat “i pari dhe i dyti” dhe që u referohen të porsalindurve, pjesë e paragrafit 3, si dhe i gjithë paragrafi 2 i cili thotë – “i pari dhe i dyti konsiderohen fëmijët e porsalindur sipas radhës se lindjes se nënës, radhe e cila përcaktohet në të njëjtën mënyrë kur nëna lind disa fëmije njëherësh”, tha Belovska.

Ajo shtoi se me vendimin që Gjykata të fillojë procedurën do të thotë se po hyn në fazën tjetër në të cilën do të vlerësojë kushtetutshmërinë e dispozitave kontestuese dhe përputhshmërinë e tyre me nenin 8, i cili i referohet lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Këto dispozita ligjore i referohen familjeve të cilat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për ndihmë për një të porsalindur kanë të ardhura mesatare totale më të ulëta se paga minimale neto që është përcaktuar në bazë të vitit paraprak”, theksoi Belovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit