Vazhdon problemi me transportin publik, kaos dhe rrëmujë në 40 gradë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2024, 15:37

Përderisa pritet takimi i famshëm mes drejtorit të ri të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP) dhe drejtuesve të autobusëve privat, qytetarët presin në temperatura të larta që të gjejnë një vend në autobusët që edhe sot linjat private ishin të reduktuar.

Të shqetësuar për rrëmujën e krijuar dhe pritjet e gjata në temperaturat rreth 40 gradë, qytetarët thonë se më së shumti e pësojnë vetë ata duke kërkuar nga Institucionet që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje për këtë kaos të krijuar me transportin publik

“Presim nga gjysmë orë, nuk ka autobusë, këto privat i kanë ndalë, nuk kanë para dhe ata nuk vozisin pa para”, u shpreh një qytetar.

“Nuk vozisin se në të drejtë janë, pa rroga janë, si të punojnë, kanë familje dhe harxhime. A është vështirë për qytetaret? Po, sigurisht. Njerëz të sëmurë të presin me orë, të bien në rrugë”, tha një qytetare.

“Fajtorë është shteti që nuk i mundëson të punoje normalisht, nuk i paguajnë në kohë, dhe si të punojnë ata pa para, edhe ata mbajnë familje, dhe përgjegjës janë ata që udhëheqin me atë, nuk i intereson, bëjnë çfarë të duan dhe harxhojnë çfarë të duan e për këtë që ne presim këtu nuk mbajnë llogari”, tha një tjetër qytetar.

“Ata kanë të drejtë, kërkojnë pagesë. Shumë rrëmujë kishte në mëngjes, unë isha në mjek dhe tani erdha”, u shpreh një tjetër qytetare.

Gjatë ditës së djeshme, drejtori i ri i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik kërkoi publikisht takim me përfaqësuesit e autobusëve privat por deri tani ky takim endë nuk ka ndodhur. Sipas përfaqësuesve të autobusëve privat nëse ky takim nuk realizohet sot dhe nëse nuk gjendët një zgjidhje për pagesën e borxhit nga ana e NQP-së, ata do të vazhdojnë edhe më tej me reduktimin e linjave, përkatësisht do të vozisin deri në ora 11:00 dhe më pas do të parkojnë autobusët. Sipas pronarëve të autobusëve privatë, borxhi që NQP-ja ka ndaj tyre shkon rreth dy milion euro ndërsa sipas drejtorit të ri të NQP-së ky borxh është më i ulët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit