Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së 35-vjeçarit shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjes së 46-vjeçarit Altin Vokrri në burgun e Koridhalos.
Në pamje shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen 35-vjeçarit Alfonso Doci dhe e sulmojnë me thikë. Xhuliano Halili, ai që ka marrë përsipër këtë ngjarje të rëndë duket teksa i ngul Ndocit disa herë thikën duke e lënë të vdekur në vend.
Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua në Shqipëri.
Sherri mes të burgosurve shqiptarë ka ndodhur mesditën e 26 qershorit pasi kishin dalë për ajrosje dhe ishin thirrur nga zyrtarët e burgut për të hyrë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së fortë. Kjo pastaj u bë shkak për nisjen e sherrit të përgjakshëm i cili përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.
Alfons Ndoci, 35-vjeçari që mbeti i vrarë ishte dënuar për dy vrasje. 35-vjeçari kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje në vitin 2017 dhe pak më vonë një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit të tij në Kretë, ai ishte arratisur nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në New Filadelfia.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.