Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar mbikëkyrësin 26-vjeçar i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në kuzhinën e hotelit ku Kombëtarja u akomodua gjatë Europianit në Gjermani.
"Bild" raporton se punonjësja 18-vjeçare e hotelit Kaiserau në Kamen thirri policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Vajza e re u tha hetuesve se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.
Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar seksuale , i akuzuari mundi të kthehej në Shqipëri, të nesërmen pasi Kombëtarja humbi ndeshjen me Spanjën dhe u eliminua.
Një zëdhënëse e organit të akuzës tha:
“Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”.
Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi – ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.
Çështja e akuzave tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase shqiptari ka qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e vajzës së re. Shqiptari dyshohet se i ka thënë lamtumirës vajzës duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.