Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një grua ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë pa ndriçim, ku duket se përplasja mes dy makinave ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas dëshmitarëve, qytetarët janë treguar të gatshëm menjëherë për të ndihmuar të plagosurën.
Në video shihet një grup qytetarësh duke u përpjekur të nxjerrin gruan e plagosur nga makina e dëmtuar. Ndërkohë, është thirrur ambulanca dhe policia për të ardhur në vendngjarje.
copy_F94530D8-4699-484E-B65A-0B0D9A8DB18B