FIZHT: Maqedonia e Veriut shënon rritje prej 4% në zhvillim teknologjik dhe inovacion, rritje më e shpejtë si vend jashtë BE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2024, 21:16

Nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik thonë se sipas raportit të fundit të inovacionit të publikuar nga Komisioni Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut ka performancë prej 45,1% krahasuar me mesataren e BE-së prej 48% në inovacion dhe zhvillim.

“Ndër inovatorët e rinj, Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritjen më të shpejtë (+11,7 pikë) si vend jashtë BE-së në periudhën e tre viteve të fundit (2021-2024). Vendi ynë shënon një rritje prej 4% në vitin aktual 2024″.

“Jemi krenarë për këto rezultate, të cilat konfirmojnë angazhimin tonë për të inkurajuar inovacionin, hulumtimin dhe teknologjitë midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe komunitetit akademik Besojmë se me këtë qasje do të arrijmë rezultate edhe më të mira vitin e ardhshëm”, thonë nga FIZHT.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit