Sylvinho dhe FSHF kanë arritur së fundmi një marrëveshje për rinovimin e kontratës së brazilianit, i cili pritet të qëndrojë në Shqipëri deri në përfundimin e ndeshjeve për kualifikimin në Botëror.
Ende nuk është hedhur firma, por paraprakisht palët kanë rëndë dakord.
Rinovimi i kontratës së Sylvinho-s ndoshta mund të sjellë stabilitet dhe vazhdimësi në strategjinë dhe planet e ekipit kombëtar për të ardhmen. Nga ana tjetër ka dhe tifozë që mendojnë të kundërtën.
Tifozët shqiptarë presin me padurim të shohin se çfarë mund të arrijë ekipi nën drejtimin e trajnerit brazilian në vitet e ardhshme.