Çdo 1 orë largohen 6 shqiptarë nga vendi, tani emigrimi përgjithmonë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2024, 16:10

Censi i vitit 2023 tregoi se në Shqipëri numri i popullsisë është në rënie të vazhdueshme krahasuar me 2011.

Një ndër shkaqet kryesore që ka kontribuar në këtë ulje të popullsisë është emigrimi masiv pasi shqiptarët për një jetë, punë dhe rrogë më të mirë po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi.

Referuar statistikave zyrtare për numrin e popullsisë, por dhe totalin e emigrantëve, në 2023 rezulton se kanë ikur për emigrim 2.08% e popullsisë. Bazuar në numrin e anëtarëve për familje, kjo shifër do të ishte e barabartë me 15 mijë e 625 familje të larguara tërësisht nga vendi. Ndërsa çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 137 individë dhe çdo orë nga 6 qytetarë.

Censi 2023 vuri në dukje faktin se rreth 50 mijë shqiptarë largohen mesatarisht dhe kjo është shifra më e lartë e 8 viteve të fundit.

Tanimë shqiptarët nuk largohen nga vendi thjesht për një sezon apo periudhë të shkurtër disa vjeçare, por me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.

Emigrimi i të rinjve dhe forcës punëtore është një shqetësim serioz për ekonominë por edhe demografinë e vendit. Nëse deri para pak vitesh, Shqipëria renditej te vendet me popullsinë më të re në botë, tani gjërat kanë ndryshuar pasi popullsia është plakur dhe do të plaket edhe më shumë si pasojë e emigracionit.

Sipas projeksioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart, duke shënuar përqindja më të lartë në botë dhe dyfishin e mesatares globale deri në atë vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit