E dashura e 23-vjeçarit Xhimi Bakaj, që u vra pak ditë më parë në Fier, ka treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Duke folur për një emision televiziv, ajo tha se ish-bashkëshorti, Xhuliano Miho, i cili është vrasësi i 23-vjeçarit, e kërcënonte vazhdimisht dhe nuk e linte të vazhdonte jetën e saj edhe pse ishin divorcuar.
Ajo tha se edhe 24 orë para ngjarjes së rëndë, ish-bashkëshorti i kishte dërguar një mesazh zanor dhe e kishte kërcënuar, edhe pse si vetë ajo ashtu edhe i dashuri 23-vjeçar ishin pajisur me urdhër mbrojtje.
"Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës. Nuk e di nëse Xhuljano e dinte për shtatzëninë, por ishte i fiksuar. Para se të ikja nga shtëpia thoshte “unë të vras, e di që je e vdekur dhe s’je me tjetër”. Kërcënonte edhe familjarët e mi. Mesazhi zanor 24 orë para krimit, atë ditë nuk kam dalë nga frika as në darkë dhe as gjatë ditës. Ditën tjetër dola me frikë dhe ndodhi ajo që ndodhi. I ka shkuar një pjesëtari të familjes, “të lumtë që ke fëmijët afër se do të kisha bërë kasaphanë”, ia hidhte fajin familjes time mbi atë çfarë ndodhi".
Më tej ajo tha se ka shkuar në polici disa herë për të bërë denoncim, bashkë me prova, por policia e ka larguar duke i thënë se asgjë nuk do ndodhë.
"Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me video, me mesazhe ku thoshte do t’ju vras, do t’ju zhduk. Më thoshin ‘hë se nuk ju vrau vërtet’. Policia na përcillte me këto fjalë. Nuk e thërrnin që ta merrnin në pyetje, apo ti thoshin që nuk rri larg se ka urdhër mbrojtje. Ai më thoshte “paske bërë kallëzim ti moj, por nuk edi që unë i kam të gjithë miq, nuk më gjen gjë fare, perëndinë zbrite dhe s’;ke shanse të shpëtosh nga mua. Unë dhe viktima kemi qenë të dy me urdhër mbrojtje”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.