Gjirokastër/ 15-vjeçarja në depresion tenton t’i japë fund jetës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2024, 12:34

Një 15-vjeçare në Gjirokastër ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar medikamente.

E mitura, dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh dhe ka përfunduar në spital.

Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesën e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër:

Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit