Veriu i Kosovës vazhdon të jetë në një situatë aspak të sigurtë. Rreziku që iu paraqitet qytetarëve atje është çdoherë i pranishëm në secilin vend.
E qetë nuk ishte as nata e kaluar në veri të Mitrovicës. Rreth orës 01:00 , Policia e Kosovës ka vërejtur një zjarr në rrugën “Mbreti Petri” në veri të Mitrovicës.
Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë, zjarri saktësisht është vënë mbi motor, ndërsa ato ishin të parkuara para magazinës së tyre.
“Një veturë po ashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, ka thënë për lajmi.net zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha gjithashtu se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe se Policia po punon në ndriçimin e rastit i cili është cilësuar si zjarrëvënie.