E dhimbshme/ Vdes një 22 vjeçar nga Suhareka dhe një tjetër 25 vjeçar nga Deçani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2024, 10:40

Përballja me sëmundje tejet të rënda bëri që dy të rinj nga Kosova të humbin jetën.

Tragjike për familjarët dhe miqtë kanë qenë 24 orët e fundit, ku dy të rinj kanë humbur jetën si shkak i përballjes me sëmundje të rënda.

25 vjeçari Val Zukaj nga Belegu i Deçanit vdiq pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

Ai vdiq në Gjermani ndërsa varrimi pritet të bëhet në varrezat e fshatit Beleg.

E rëndë ishte dita e sotme edhe për familjen Fetiu nga fshati Peqan i Suharekës.

I riu 22 vjeçar Fatos Fetiu humbi jetën pas disa viteve përballje me sëmundje të rëndë. Varrimi i tij bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Peqan.

Raste të ngjashme të përballjes me sëmundje të rënda viteve të fundit ka shumë në Kosovë, e që padyshim janë tejet të dhimbshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit