Klientja: Bleva dy varëse të lara në flori nga 15 mijë lekë, u nxinë për 3 ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2024, 11:01

Mashtrimet nëpërmjet blerjeve online sa vijnë e shtohen, por bashkë me to po shtohen edhe rastet e denoncuara në redaksinë tonë.

Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se të shtunën ka blerë dy varëse të lara në flori te një faqe në Instagram e quajtur "sharmi.al". Ajo thotë se varëset, që faqja në fjalë, i shiste me garanci 3 vite, i janë nxirë për 3 ditë.

Qytetarja i ka blerë varëset nga 15 mijë lekë të vjetra, por problemi i saj nuk qëndron te lekët, por te mashtrimi që faqja i ka bërë. Ajo i ka shkruar disa herë kësaj faqeje për të denoncuar problemin me të cilin është përballur, por askush s'i ka kthyer përgjigje.

Ajo kërkon që faqe të tilla të jenë më korrekte dhe të mos mashtrojnë njerëzit.

Mesazhi i qytetares:

Miremengjesi, tek sharm.al bleva 2 varese te lara me flori 18k dhe me thane ka 3 vjet garanci.i mora te shtunen dhe sot per 3 dite jane nxire nuk e di po pse mashtrojne kaq shume njerezit.anonim tlt. Nga 15 mije i bleva, po ca rensie ka cmimi por kur e jep me garanci 3 vjet sduhej te prisheshin per 3 dite apo jo se mbahen si faqe korrekte. U kam shkruar dhe sme kan krhyer pergj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit