Aksident në një hekurudhë në Shkup, humb jetën një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2024, 10:07

Në hekurudhën tek bulevardi “Serbia” në Shkup, mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare.

Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit, njoftuan në mëngjesin e sotëm për AIM-n nga Ndihma Urgjente Mjekësore në Shkup.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit