Dje doli nga burgu, 22-vjeçarit shqiptar i bëjnë atentat sa zbret nga ‘Smart-i’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2024, 09:23

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, i ka shpëtuar një atentati gjatë mesnatës në lagjen Peristeri të Athinës.

Sipas mediave greke, autorët kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të makinës në të cilën udhëtonte 22-vjeçari, i cili mbeti i plagosur lehtë.

22-vjeçari me origjinë nga Shqipëria dje kishte dalë nga burgu dhe është nën hetim pasi më parë ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në një bandë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2021 është arrestuar së bashku me tre bashkatdhetarë të tij me 2.3. kilogramë kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë. Në vitin 2022, së bashku me persona të tjerë, ai kishte qëlluar një automjet për të zgjidhur disa mosmarrëveshje personale.

Autorët e atentatit të mesnatës kanë qenë duke lëvizur me një makinë 'Audi', ndërsa dhe 22-vjeçari shqiptar sapo kishte zbritur nga një Smart ku ishte pasagjer. Pas të shtënave, drejtuesi i Smart e ka lënë të gjakosur 22-vjeçarin dhe është zhdukur në drejtim të paditur.

Nga të shtënat 22-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë në kofshë dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”. Në vendin ku ka ndodhur atentati janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe dy fishekë pistolete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit