Në maj 390 mld lekë qarkulluan “cash” jashtë bankave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2024, 08:44

Pas një rënie të lehtë në prill, vlera e parave që qarkulloi jashtë bankave në maj u rrit në gati 390 miliardë lekë, duke shënuar një ndër nivelet më të larta të parasë “cash” që qarkullon në ekonominë shqiptare.

Ekspertët e ekonomisë thonë se paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe të fituara nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e parasë jashtë sistemit bankar është zgjeruar me gati 5.3 miliardë lekë apo 1.4 për qind. Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.67 biliardë lekë, paraja informale përbën më shumë se 23 për qind të totalit. Por kjo vlerë është tepër më e lartë se në vendet e Bashkimit Europiane, ku ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

Sipas ekspertëve, zhvlerësimi i euros dhe valutave të tjera ka si shkak kryesor qarkullimin e madh të parave jashtë bankave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit